Tre vëllezër në Pogradec kanë plagosur me thikë një 29-vjeçar, pas një debati për shitjen e ullinjve.
Policia njofton se vëllezërit, E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç janë shitës në treg dhe janë grindur me një klient (29-vjeçarin) për blerjen e ullinjve.
I plagosuri ndodhet në spital, ka marrë goditje të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, po mbahet në reanimacion.
Ndërkohë, policia ka arritur të arrestojë tre autorët e ngjarjes që dëmtuan me mjet prerës në trup 29-vjeçarin, i cili është dërguar menjëherë në spital duke i shpëtuar plagës që ka marrë nga tre vëllezërit.