Lëvizja islamike palestineze Hamas ka nisur sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, ndërsa pas bombardimit me raketa të lëshuara nga Rripi i Gazës, persona të armatosur kaluan kufirin.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) u kërkuan banorëve izraelitë që të evakuonin zonën gjatë natës. Në të njëjtën kohë, artileria po godet gjithashtu një zonë në Liban në përgjigje të “zjarrit” nga Libani në drejtim të Izraelit.
“IDF ka marrë masa përgatitore për këtë lloj mundësie dhe do të vazhdojë të operojë në të gjitha rajonet dhe në çdo kohë të nevojshme për të garantuar sigurinë e civilëve izraelitë”, thuhet në një deklaratë.
Forcat izraelite goditën 426 objektiva në Gaza, përfshirë 10 kulla të përdorura nga Hamasi, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Haggari. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua për “hakmarrje”. “. Ne do ta fitojmë këtë luftë, por çmimi është i padurueshëm”, theksoi ai.
“Hamasi dëshiron të na vrasë të gjithëve. Është një armik që vret nënat dhe fëmijët në shtëpitë e tyre, në shtretërit e tyre. Një armik që rrëmben të moshuarit dhe fëmijët”, shtoi ai.