Qytetarë të ndryshëm u mblodhen dje në protestë për 3-vjeçarin i cili humbi jetën pas ndërhyrjes dentare.
Protesta u mbajt para klinikës private ku vogëlushi kreu ndërhyrjen. Familjarë dhe qytetarë të ndryshëm morën pjesë, ku ndezën qirinj dhe vendosën lule.
Disa nga pankartat e protestuesve ishin, “Drejtësi për Brianin”; “Pse nuk flasin MJEKËT, po të ishte fëmija i tyre a do të flisnin?”; “Bluzat e bardha janë të shpëtojnë jetë jo të marrin jetë”, “Kush ia çoi yndyrnat dhe sheqernat në 0 Biranit? Presim përgjigje nga ju zonja dhe zoti Xhaxho”; “Fshehja e provave dhe kamerave përbëjnë vepër penale”.
E pranishme në marshim, ishte dhe gjyshja e vogëlushit. Ajo hodhi akuza të rënda ndaj punës së mjekut Roland Xhaxho, teksa kërkon të vihet drejtësi.Ajo u shpreh se “Një njeri, nje doktor, një profesionist që ne shpresat tek këta i kemi, si më humbi jetën e një fëmije ai me një dhëmballë.
Injorant mund ta quaj, thotë që u sëmur nga zemra. Spitali i zemrës këtu është, pse nuk e pa djalin ai maskara. Pse nuk u tha prindërve ai maskara që nuk mund ta marr përsipër atë fëmijë pasi ka bërë edhe një operacion?
Ai është një gënjeshtar, nuk na mashtron dot, kaq naivin të mos na e bëjë, se edhe ne e dimë se si jeta është, se si funksionojnë gjërat këtu. Mos e pastë njeri rrisk. Vetëm drejtësi, do ju lutesha shumë”.
Po të njejtën kërkesë dhe mendim kishte dhe halla e Briani që u shpreh “Ronald Xhaxho më mori jeten e nipit vetem me një dhembadhë! Ai është gënjështar.
Ju kujtojmë se ende nuk ka një lajmërim për rezultatet e ekspertizës dhe si e tillë ende nuk ka asnjë masë për incidentin me pasojë vdekjen e 3-vjeçarit.