E nisi me këmbën e gabuar! Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, konkurrent i “Dancing With The Stars Albania 2” ka pësuar një incident gjatë provave të kërcimit.
Në “Dancing With The Stars Fan Club”, moderatorja Kiara Tito njoftoi publikun se Korreshi ka pësuar thyerje të krahut.
Sa i takon vazhdimit, ajo u shpreh se ende nuk dihet nëse do të vazhdojë garën.
Mesa duket e kanë marrë mësysh siç thotë populli pas performancës së tij të parë e cila u prit mjaft mirë nga juria dhe publiku.