Spektakli “Këngë Moj” i transmetuar në Vizion Plus, me moderatore Klea Huta do pësojë një ndryshim në këtë sezon të ri.
Tashmë emisioni do moderohet nga Eneda Tarifa. Këngëtarja Eneda Tarifa prej disa kohësh i ka munguar ekranit televiziv.Më shumë e kemi parë të përqëndruar tek jeta personale me partnerin e saj.
Sipas “InfoMedia Albania”, artistja e njohur do të rikthehet në rolin e moderatores në formatin muzikor “Këngë Moj”. “Këngë Moj” është një spektakël që përcjell këngën shqiptare, si atë tradicionale, po ashtu edhe atë popullore e qytetare ku marrin pjesë emrat më të njohur të muzikes.