Armaldo Kllogjeri është padyshim tenori më i njohur dhe më i dashur në Shqipëri.
Babai i 3 vajzave, gjatë ekperiencës së tij në Big Brother Vip Albania 2 e bëri publikun për vete me humor. Anglishtja e tij ndryshe, me theks të pa punuar, të bënte ta mbaje barkun me dorë.
Situatat në të cilat u përfshi Maestro ishin të shumta dhe e kthyen atë në një personazh mjaft të dashur.
Në intervistën e tij të fundit, foli për peripecitë e jetës, tentstivat për emigrim dhe dashurinë për nënën, parashutisten e parë shqiptare.
Nëse menduat se Maestron mund ta shihni vetëm në evente duke kënduar, jeni gabuar. Sapo është konfirmuar pjesmarrja e tij në spektaklin e kërcimit.
Epo një gjë është e sigurt! Armaldo Kllogjeri do të na dhurojë shumë të qeshura.
Darling. al