Ka disa arsye pse nuk duhet të mbani kurrë stoli gjatë gjumit.
Mund të kemi stoli që jemi mësuar me to duke u bërë pjesë e jona ose thjesht harrojmë apo përtojmë ti heqim.
Megjithatë, ka disa arsye pse nuk duhet t’i mbani stolitë gjatë fjetjes:
Në mëngjes do ta keni të vështirë ta hiqni unazën sepse, kur qëndrojmë të qetë gjatë natës, lëngu grumbullohet në inde dhe shkakton enjtje.
Stolitë mund të ç’rregullojnë gjumin.
Fjetja me një gjerdan mund t’ju vërë në rrezik, mund të ngatërrohet në flokë ose të mbështillet rreth qafës. Mund ta irritojnë lëkurën,si dhe të shkaktojë reaksione alergjike, kruajtje dhe skuqje.
Laprat e veshit mund të bëhen të varura nga fjetja me vathë të mëdhenj etj.
Tregohuni të kujdesshëm.