Edhe pse u përfol për dënime nga 3-7 vjet, ditën e sotme u mor vendimi për Encën dhe nukë është aspak ashtu siç pretendoi masa.
Mësohet se Enca është liruar. Sipas raportimeve të “Ballkanweb” , togat e zeza kanë caktuar ndaj këngëtares masën ‘detyrim paraqitje’.
Avokatët e këngëtares kanë pretenduar se kontrolli i banesës ishte i paligjshëm. Madje sipas mbrojtjes së tyre, 5 rrënjët e kanabisit, Enca i ka mbjellë për kuriozitet.
Ndërkohë prokuroria nga ana tjetër ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Këngëtarja ishte e pranishme në seancë, por nuk u prononcua, duke lejuar kështu avokatët të flasin në emër të saj.