….Më ka ardhur inat t’ja pranoj vetes që kam gabuar me ty. Por ajo çfarë është faktike e tillë mbetet sado ta zbukurosh.
Nuk e kam merituar dikë si ti. Për të gjitha çfarë kam kaluar në jetë dhe të gjithë dashurinë, përkushtimin, e çdo ndjenjë tjetër të pastër që të kam dhuruar, jam shumë e bindur që nuk e kam merituar të stërmundohem në këtë lloj forme, NGA TI!
Të vuaj, të qaj, të mos kem besim te njeriu që kam dashuruar…..dhe fatkeqësisht marrëdhënien tonë nuk po e mban asgjë tjetër veçse një fije shuuuuumë e hollë dashurie, të cilën ti po mpreh çdo ditë për ta këputur…. E pastaj?!
Pastaj asgjë!
Nuk më ke trajtuar kurrë si të veçantë, si speciale, nuk më ke thënë kurrë se je i lumtur që më ke pranë…. E ndërsa unë për ty jam thyer në mijra copa, të cilat kurrë se ke marrë mundimin për të mi ngjitur, e kam bërë vetë.
Kam fajsuar veten edhe kur nuk e kam pasur gabim, të kam gënjyer duke të thënë se jam mirë edhe kur nuk kam qenë.
Jam zhytur në një marrëdhënie toksike, krejtësisht të padurueshme për mua, mënyrën si jam rritur dhe si jam edukur, vetëm për të bërë që kjo marrëdhënie të funksionojë me çdo kusht. Për hir të dashurisë, të cilën ma ke përbuzur shumë herë.
Sot jam e pafuqishme është e vërtetë dhe kjo pafuqia ime më tremb edhe mua pasi nuk kam më vullnet dhe as dëshirë nuk kam më. Fundja, kur kam vuajtur me ty, më mirë të vuaj pse nuk të kam.
Do mbetem me 1001 pyetjet e mia, por tek e fundit më mirë me to sesa me një njeri që nuk ta kupton dashurinë, nuk ta vlerëson ekzistencën në jetën e tij dhe nuk ti jep meritat e mirësisë që të karakterizon.
Këta njerëz janë thjeshtë xhelozë, se nuk mund të jenë si ti, ndaj përpiqen të të bëjnë si vetja. E si mund ti dashurojmë këta?!
Darling.al