Të thuash që ishte një festë ditëlindjeje është shumë pak, pasi brenda kishte “magji”.
Ambjent luksoz, fishekzjarre, muzikë të mirë, familjarë dhe shumë dashuri, ishin detajet që shoqëruan Arian në 1-vjetorin e saj të lindjes. Stine, Gracia, Eli Malaj, Orgito Dapa, kanë performuar live, të cilët me hitet e tyre e kanë bërë edhe më magjike festën.
Aria është vajza e gazetares Ilda Mërkuri dhe e biznesmenit Agron Luka. Çifti janë prindër të dy vajzave, Sofias dhe Arias. Në këtë feste ditëlindjeje ata treguan që janë një familje e lumtur dhe e rrethuar me dashuri.
Këngëtarja e hitit “Super Star”, është shprehur se familjen e ka të shenjtë dhe që i është dedikuar 100%.
Vetë Ilda ishte kujdesur për të gjitha detajet e festës dhe madje ptinceshës së vogël i kishin dedikuar një këngë të realizuar nga Stine.
Sa i përket projekteve televizive, Ilda Mërkuri është shprehur se do të rikthehej vetëm nëse i ofrohej ndonjë projekt i cili do ti rrëmbente zemrën. Por që për momentin është e fokusuar te familja.
Ne ju urojmë lumturi!
Darling.al