Në Intervistën e fundit, Yll Limani foli hapur për marrëdhënien me të atin i cili gjithashtu ishte muzikant.
Ai tregoi se babai i tij ishte njeri i qetë dhe që ishte gjithmonë aty për të kur kishte nevojë. Ylli tregoi se këngën e tij të parë “Lart mbi yje” ja kishte paguar familja shumën prej 700 eurosh. Këngëtari nga Kosova tregoi se pandemia i kishte ndryshuar jetën, ishte njeri i ndjeshëm dhe anti sportiv.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2023/08/download-25.jpg)
Pas pandemisë Ylli e kishte detyruar veten të shkonte në palestër dhe ajo çfarë e shqetësonte më shumë te njerëzit ishte kut i thonin “U kënaqe”. Frustrimi i Instagramit ishte një gjë tjetër që e bezdiste këngëtatin, pasi asgjë nuk ishte ashtu si dukej në rrjetet sociale.
Ylli gjithashtu tregoi se Shqipëria i pëlqente tepër dhe kishte dëshirë që edhe Kosova të realizonte evente kulturore po aq sa Shqipëria.
Darling.al