Kam dëgjuar shumë burra, të cilët thonë se dëshirojnë një grua inteligjente në jetën e tyre. Unë do t’i këshilloja që të mendohen mirë për këtë.
Gruaja inteligjente i merr vendimet vetë, ka dëshirat e saj dhe vendos kufij. Ti nuk do të jesh kurrë qendra e jetës së saj.
Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet e as të shantazhohet. Ajo lajmëron, nuk kërkon leje. Nuk do të të ndjekë dhe nuk do që t’i tregosh rrugën. Do të ecë përkrah teje.
Një grua inteligjente është e lirë, sepse ka luftuar për lirinë e saj. Mos u mundo ta prangosësh, sepse ajo do të dijë sesi të arratiset.
Para se të thuash se dëshiron një grua inteligjente në jetën tënde, pyete veten nëse je me të vërtet i gatshëm që të futesh në jetën e saj.
(Gabriel Garcia Marquez)