Olta Gixhari foli për personazhin e saj në filmin ku është protagoniste bashkë me Luiz Ejllin.
Ajo do të quhet Jonida dhe është një personazj që e di se çfarë do nga jeta. Në shesh xhirim Olta kishte munguar për rreth 4 vjet, por publiku e ka patur më afër se asnjëherë. Ajo tregoi se puthjet në xhirime për të janë si një ecje.
Sa i përket marrëdhënieve me personazhet aktorja nuk u prononcua aspak, duke përforcuar aludimet se ka patur një grindje mes saj dhe Luizit.
Ajo foli për pushimet me familjen, ku tregoi se i biri është shumë energjik dhe që pas pushimeve me të, i duhen një palë pushime të tjera për të marrë veten.
Darling.al