Korriku është muaji i shtatë i vitit në Kalendarin Gregorian dhe ka 31 ditë.
Në shqip, emri vjen nga fjala korr, korrja, e cila ndodh në këtë kohë të vitit, kurse në shumë gjuhë të tjera emri vjen nga Jul Çezari.
Më përpara ky muaj quhej Quintilis në latinisht ngaqë ishte muaji i pestë në Kalendarin Romak, i cili fillonte me marsin.
Periudha më e nxehtë e vitit që i bie nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit quhet djegagur.
Korriku fillon në të njëjtën ditë të javës si prilli çdo vit, dhe janari në vitet e brishta.