238– Perandoria romake – Gordian i parë dhe biri i tij Gordian II shpallen perandorë; ata qëndrojnë në fron vetëm 1 muaj – ishte viti kur perandoria qeverisej nga 6 perandorë rivalë.
1457– Bibla Gutenberg bëhet libri i parë i shtypur.
1622– Amerikë; Masakra në Jamestown ku Indianët Algonquian vrasin 347 anglezë, një e treta e popullsisë së kolonisë.
1790– Thomas Jefferson bëhet i pari Sekretar amerikan i Shtetit nën administratën e Presidentit të parë George Washington.
1829– Tre fuqitë mbrojtëse (Britania, Franca dhe Rusia) përcaktojnë kufijtë e Greqisë.
1882– Kongresi amerikan miraton Aktin Edmunds që ndalon poligaminë – 1300 burra u burgosën brenda pak kohësh në bazë të këtij akti.
1908– Lindi Louis L’ Amour, autori më i shitur amerikan.
1913– Shqipëria londineze; Konferenca e Ambasadorëve të 6 Fuqive të Mëdha mbledhur në Londër përcakton arbitrarisht kufijtë veriorë dhe veri-lindorë të shtetit shqiptar; e gjithë treva fushore e Kosovës i shkëputet shtetit të ri dhe i jepet Serbisë, edhe pse shumica e banorëve ishin shqiptarë; fiset shqiptare Hoti dhe Gruda iu dorëzuan Malit të Zi, ndërkohë që qytetet e rëndësishme tradicionalisht shqiptare Pejë, Gjakovë, Prizren dhe Dibër i kalojnë Serbisë ose Malit të Zi. Si rezultat i këtij përcaktimi kufijsh, i njohur si Protokolli i Londrës, u krijua e ashtuquajtura Shqipëria londineze (sinonim për Shqipëri të cunguar, e lënë pa fusha pjellore, pa rajone të pasura në minerale dhe burime të tjera). Në atë kohë, shteti i ri shqiptar kishte 800 mijë banorë, ndërkohë që rreth 500 mijë të tjerë u lanë jashtë kufijve të tij.
1943– Lufta e Dytë Botërore: e gjithë popullsia e Khatynit në Bjellorusi u dogj e gjallë nga forcat pushtuese gjermane.
1992– Rënia e komunizmit në Shqipëri: Partia Demokratike fiton një shumicë vendimtare në zgjedhjet parlamentare – pas afër 48 vjetësh, komunistëve u mohohet pushteti absolut.
![](https://darling.al/wp-content/uploads/2022/03/277131024_394510755838328_1217351080059555305_n-579x1024.jpg)