Vlen të theksohet se Ritvana ishte vajza më oratore e këtij sezoni në Për’puthen.
Ndonëse nuk arriti të dalë çift me asnjë prej konkurentëve, ajo e la gjurmën e saj në emision. Debatet, marrëdhëniet e ngushta, situatat e pa parsahikueshme ka arritur ti kalojë me sukses. Për shkak të shëndetit jo të mirë dhe lodhjes së tepërt psikologjike, Rita u detyrua ta ndërpresë rrugëtimin e saj.
Ajo ka qenë selektive në daljet publike, duke ju dedikuar më shumë vetes. Prej vitesh, vajza me origjinë nga Puka jeton dhe punon në Danimarkë.
Jeta ndryshe atje, larg paragjykimeve, mentalitetit të vrazhdë dhe barazisë gjinore, i ka kthyer Ritvanës atë çfarë për pak humbi, veten. Me anë të postimeve, vëmë re se ajo bën një jetë aktive të lidhur me familjen, punën dhe aktivitetin fizik.
Mesazhet pozitive që jep për ndjekësit kanë të bëjnë me shëndetin. Mund të themi se po shohim një Ritvanë ndryshe, më të qeshur, më të shëndetshme dhe më të lumtur.
Ajo është shprehur se në Shqipëri do të kthehet në muajin mars për një pushim të shkurtër, por me shumë gjasa do të ndjekë proçesin gjygjysor në të cilin do të padisë ish konkurentin Argjend Raci për shpifje dhe jo vetëm.
Na mbetet të presim!
Darling.al