Ana Gjini, bukuroshja nga Shkodra është bërë pjesë e emisionit vetëm pak kohë më parë.
Me një histori të veçantë në familje, ku të dy prindërit nuk i flasin dhe as nuk i dëgjojnë, Ana përloti një Shqipëri bashkë me të ëmën. Kujdesi ndaj tyre ka qenë që në vegjëli duke vazhduar çdo ditë të jetës.
Ndryshe nga moshatarët e saj, ajo ka lënë pas ëndrrat duke ju dedikuar familjes. Një vajzë e qetë, pozitive e cila i ka kompleks kamerat, u gjykua për ftohtësinë e saj. Por Ana sërish është e njejta.
Së fundmi ajo është dedikuar te Bruno, një nga djemtë protagonistë të emisionit, ku kanë zhvilluar edhe një takim të veçantë në ambjent shtëpie. Në këtë takim i pamë shumë të afërt dhe Bruno kishte pirë verë më shumë seç duhet. Ai ka deklaruar se është i përqëndruar vetëm te Florjana, duke dashur ta vazhdojë me të rrugëtimin e tij.
Sigurisht që në studio ngjalli shumë debate ky interesim i papritur, por të dy u deklaruan dhe janë vetëm për njëri-tjetrin aty.
Përveç se të gjejë dashurinë, ëndrra e Florjanës është të jetë një make up artiste e suksesshme dhe prej disa kohësh është duke punuar për realizimin e kësaj ëndrre. Nuk kanë qenë të paktë personazhet publike që Ana ka grimuar, madje disa herë është kujdesur vetë edhe për make up-in e saj.
Suksese Ana!
Darling.al