Banorët “vip” të shtëpisë së Big Brother, jo gjithmonë po arrijnë ti përballojnë situatat me qetësi.
Debate të ashpra, akuza, ofendime, dhunë verbale, xhelozitë, inatet, historitë personale, me thënë të drejtën na e kanë lodhur trurin e vogël. Ndonëse nuk na bëjnë ndonjë habi të madhe këto, sa na shqetëson shëndeti mendor i një prej konkurenteve, Fifit.
Për hir të lojës ajo ka krijuar situata të pa zakonta me banorët, disa të stisura e disa që i kanë dalë jashtë kontrollit, duke treguar kështu një anë të saj të pa njohur dhe aspak etike.
Tonaliteti i zërit, fjalori banal, xhelozia e shfrenuar ndaj Granitit, histerizmi, krizat e panikut, janë vërtetë shqetësuese. Fifi ka nevojë për një specialist të fushës. Kjo jo për të gjykuar Fifin, por për ta ndihmuar atë.
Qetësia mendore dhe shpirtërore vlen mbi çdo lloj loje e çmimi.
Ndihmoni Fifin!
Darling.al