Është transmetuar dje takimi i Arlindës (Toles) me konkurentin e ri, Melik.
Djali turk, me banim në Vlorë ishte kujdesur për çdo detaj në takimin e tij të parë. Edhe Tolja dukej e emocionuar mbrëmjen e atij takimi, shoqëruar me verë, drita dhe violinist. Konkurentët biseduan gjatë dhe në një moment Meliku tregoi se ishte tradhëtuar në jetë nga ish partnerja. Ndërsa Tolja nuk e lejoi të fliste për persona të tretë.
Takimi shkaktoi diskutime të ashpra më studio, pasi Tolja i hodhi poshtë talimet e tjera, për Melikun. Albi me Azemin reaguan sepse ajo i akuzoi se e kanë përdorur veç për takim. Nuk ishte kjo e gjitha.
Në një moment vallëzimi djali turk tentoi disa herë ta puthë Tolen. Kjo e fundit refuzoi duke kërkuar dhe të mbyllin xhirimet, por Meliku u mundua ta qetësojë situatën me një buqetë trëndafilash.
Diçka tjetër e pa pranueshme ishte fakti që Melik u shpreh se kur e ndjen diçka e bën, pa i interesuar nëse është dakord personi tjetër.
Darling. al