Ermela Mezuraj është fituesja e Big Brother Albania 4.
Asokohe një vajzë çapkëne, e drejtpërdrejtë, “rrëmbeu” zemrat e shqiptarëve duke fituar çmimin prej 100 milion-ësh. Pas daljes nga shtëpia e famshme, Ermela ju largua televizionit duke ju dedikuar më shumë gjetjes së vetes dhe familjes. Eksperiencën 100 ditorëshe, e konsideron të fortë nga ana psikologjike, ndaj ajo pati një shkëputje të gjatë nga jeta publike.
Tashmë, një njeri tjetër, e përkushtuar te biznesi dhe pasionet e jetës, ndihet më mirë se asnjëherë. Ermela punon si estetiste dhe punën e saj e kthen në art, me punimet që realizon. Gjithashtu zotëron edhe një dyqan online, nga i cili ofron korse të ndryshme. Një nga dashuritë e saj më të mëdha mbetet piktura. Ermela ka gjetur veten, është e lumtur dhe e dashuron punën e saj.
Sa i përket jetës private, ish fituesja e Big Brother ndihet më e bekuar se asnjëherë. Ajo ka gjetur dashurinë e jetës dhe po jeton ditët e saj më të bukura. Sa shumë ndryshime.
Ama vlen të theksohet që Ermela është një nga vajzat e para që guxoi të ishte vetvetja, të ndiqte ëndrrat dhe tregoi se vajzat ja dalin gjithmonë.
Darling.al