Një regim të fortë në Instagramin e saj, ka patur mbrëmjen e kaluar Einxhël Shkira.
Vajza bukuroshe, statusin e saj ja dedikoi injorancës dhe mediokritetit mediatik. Nuk e dimë se çfarë ka ndikuar që Einxhëli të shprehet kaq ashpër, por revolta dhe akuzat ndaj medias, ishin të rënda. Ish moderatorja e lidhi çdo emision e debat me klikimet dhe nuk la pa përmendur as ata të humorit. Të jetë kjo një akuzë ndaj tv-së ku ka punuar? Ta ketë konkretisht me Për’puthen, E Diell dhe Portokallinë? Ne statusin e saj kishte refuzuar të jepte emra, për shkak se nuk donte ti jepte vëmendje askujt prej atyre që kanë shitur veten, moralin, menderen për një çapë bukë.
Madje madje, bukuroshja ka shkruar se ka menduar se ishte ajo viktimë e këtij sistemi, por qenka e kundërta. Para pak kohësh ajo deklaroi se po e mendonte seriozisht të jetuarit në Afrikë. Nuk e dimë nëse ky vendim vjen pasi prej kohësh është shkëputur nga televizioni. Gjithsesi, suksese Einxhël!
Darling.al