Alaudin Hamiti është një nga moderatorët më të dashur të Shqiptarisë së madhe.
Programet e tij, janë kryesisht në zhanerin e intervistave me personazhet publikë. Alaudini i dedikohet shumë edhe look-ut, për të cilin mund të themi se ka një stil krejt të veçantë nga figurat e tjera publike dhe kjo është për tu përgëzuar.
Ditën e djeshme, duke qenë fundjavë, moderatori është zgjuar herët dhe i është dedikuar gatimit. Me sa duket, gatimi është një nga pasionet e tij, pasi ka ndarë me ndjekësit hap pas hapi gjithçka po përgatiste. Alaudini ka gatuar për familjarët e tij “cinnanon rolls” (molto me kanellë), të cilat i kanë shijuar shumë të gjithëve, pasi lëvdatat për moderatorin nuk kanë munguar as publikisht.
Do t’kishim dashur ti provonim.
Darling.al