Don Phenom ”Sytë lot ”, e lançuar dje, më shumë se këngë, histori e Shqipërisë së madhe, e kalvarit të vuajtjeve të popullit e sidomos atij të Kosovës.
Don Phenom është një rreper i afirmuar në tregun muzikor shqiptar duke numëruar disa hite. Projekti i tij i fundit, quhet “Sytë lot”, është lançuar dje duke patur një impakt të menjëhershëm tek dëgjuesit.Ai ka ardhur ndryshe duke sjellë historinë e Shqipërisë etnike.
Ka përmbledhur shkurt dhe bukur ngjarjet kryesore, copëtimin e saj dhe vuajtjet që përjetoi Kosova nga genocidi Serb.Përveç tekstit shumë të gjetur e të mirë përmbledhur, videoklipi përmban foto dhe momente nga ngjarjet kryesore për të cilat flet kënga, duke na kujtuar kështu momente heroike e të dhimbshme të kombit tonë.
Reperi Nga Shkodra njihet për hitet e tij si “Twerkirate”, ”Dilema”, “Jena lit”, ”Njo si ty”, ”Kena pare”, ”Casa de cartel”, e shumë të tjera.Duke njohur dhe atdhetarizmin e shqiptarëve, kjo këngë do bëhet një hit dhe do të dëgjohet gjatë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.
Një bravo për rreperin i cili krijon dhe këngë të tilla që prekin çështjen kombtare dhe i urojmë suksese në vazhdim.
Daling.al