Ditën e djeshme, studioja e Për’puthen u mbush me vetë rrëfime dhe degradim të debateve. Pasi konkurentët pranuan se kishin thyer rregulloren duke komunikuar me anë të telefonit (gjë që ka ndodhur dhe vjet), na kapi veshi 2 raste të përsëritura.
Në rastin e parë, Argjendi pranoi se një mbrëmje ishte ndjerë i vetmuar dhe kishte ftuar Ritvanën të kalonin pak kohë së bashku. Pas reflektimit ata nuk ishin takuar. Pak a shumë i njejti rast, por që u finalizua me takim ndodhi mes Ana Lleshit dhe Arjon Lulit.
Në rastin e dytë, në debat mes Adës dhe Mikelës ku mbizotëruan fjalët injorante, idjote, injorimi madje dhe prekja me duar, u dëgjua diçka. Në një moment Ada i drejtohet Mikelës:- Je sa shala ime. Të njejtën fjali e kemi dëgjuar edhe sezonin e kaluar po nga Ana Lleshi.
Epo o ndërroni skenariste, o ndërroni skenar.
Darling.al