“Goca dhe gra” është emisioni që ka startuar së fundmi.
4 personazhe të cilat diskutojnë verën, pushimet, dashurinë, thashethemet etj, ishte puntata e parë. Të ftuar të ndryshëm, ndonjë rreng herë pas here, kërkonin të mbushnin emisionin. Katër goca dhe gra si bletët në koshere! E folura pa radhë, “eksperiencat ekstreme”, “qoka” te njëra-tjetra, e lodhën publikun. Fiks si gratë e lagjes që dalin dhe bëjnë muhabet poshtë pallatit, sigurisht edhe duke diskutuar të tjerët.
Epo nuk ka lezet muhabeti pa pak thashetheme. Shpresojmë që puntatat e tjera të jenë më të organizuara dhe gocat të kenë një “çiçkë” respekt kur flet tjetra.
Suksese dhe me mend në kokë!
Darling.al