Nuk do shumë mend që nuk ekziston ndonjë formulë specifike për të përballuar tradhtinë në çift, ama në këtë artikull po përpiqemi t’ju listojmë fazat që duhet në ndërmerrni në rast se përballeni me të.

Si fillim duhet thënë se e mira është të ruani qetësinë. Askush nuk ka fituar asgjë pasi ka kryer një veprim të pa menduar mirë.

Së dyti filloni të mendoni atë që dëshironi të bëhet me të ardhmen tuaj. Përpara se të përballeni me personin duhet që patjetër të mendoni ç‘është më e mira për ju.

Përpiquni të shmangni marrjen vesh të detajeve të hollësishme dhe të panevojshme. Nëse merrni vesh detajet e tradhtisë së partnerit ndaj jush me shumë mundësi do të mërziteni shumë më shumë…

Përpara se të përballeni me personin përpiquni të zgjidhni një vend të përshtatshëm për t’u takuar. Nuk këshillohen vendet publike me shumë njerëz, nuk kanë përse ta marrin vesh të gjithë atë që po ndodh me ju…

Dëgjoni me kujdes gjithçka që partneri ka për t’ju treguar. Ruani qetësinë dhe përpiquni të mos bëni asnjë veprim të nxituar. Kështu nuk do t’i ulni personit përballë vetëvlerësimin.

Në fund mendoni mbylljen. Sillni ndër mend atë që është më e mira për ju dhe zgjidhni vendimin që dëshironi të merrni. Zvarritja e gjërave përgjithësisht nuk është e këshillueshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here