Portieri i Kombëtares kosovare, Samir Ujkani, në fund të merkatos së verës bëri një hap të rëndësishëm në karrierë, pasi firmosi me Torinon.

Edhe pse jo titullar, portieri shqiptar ka mundësinë të mësoj në një ambient të tillë. Në një intervistrë për mediat italiane, ai ka folur për kalimin te Torino, konkurrencën, ambientin dhe objektivat e tij.

Kalimi te Torino? “Një shtysë për të ardhur këtu ma dha historia, tifozët, ekipi, pasi po flasim klub të shkëlqyeshëm. Kur mësova për mundësinë, menjëherë pranova. Nuk mund të prisja për të arritur te kjo skuadër”.

Sirigu? “Është fantastik si lojtar dhe si njeri. Ai është ndër portierët më të fortë të Serisë A. Dhe ai është një burre i vërtetë, e kisha njohur me vite të tëra, por tani ai është rritur. Ai ka një dëshirë të madhe për të punuar dhe përmirësuar, kjo është ajo që e çon atë në nivele shumë të mëdha”.

Objektivat? “Të bëjë sa më mirë me Toron dhe Kombëtarja. Ne jemi një grup që jemi krijuar para tre vjetësh, jemi në rrugë të drejtë dhe ëndrra është të kualifikohemi në Europian. Është një ënderr, që dua të bëhët realitet”.

Rezultatet te Torino? “Ndeshjet kanë të gjitha të njëtën histori, aty ku episodet nuk po kthehen në favorin tonë. Po punojmë fort me trajnerin dhe me Napolin do të jetë një finale tjetër”.

Shokët e skuadrës? “Shumë nga ata më kanë bërë përshtypje, niveli është shumë i lartë. De Silvestri më bëri përshtypje për cilësinë më shumë se të tjerët”.

Hobitë? “E dua familjen, pasi nuk kemi shumë kohë të lirë. Gjithashtu shoh shumë tenis, më pëlqen”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here