Një nga skandalet e showbizit botëror që ka shkaktuar shumë bujë këtë vit ka qenë padyshim, tradhtia që iu bë personazhit televiziv Khloe Kardashian.

Partneri i saj, basketbollisti Tristan Thompson u fotografua duke u puthur në një festë me mikeshën e tyre të familjes Jordyn Woods.

Që pas ndarjes Tristan është përpjekur të rikthehet edhe me njëherë me Khloen dhe mesa duket diçka e tillë do të ndodhë.

Sipas mediave të huaja Khloe ka ndërmend t’a falë ish-partnerin për hir të vajzës së tyre True duke i dhënë edhe një shans marrëdhënies së tyre.

Ndërkohë Jordyn Woods, e cila ishte mikeshë e ngushtë me motrat Kardashian, por sidomos me Kylien nuk ka arritur t’a rikthejë më marrëdhënien që ka patur me të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here