Familja Kardashian-Jenner është gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave dhe duket se anëtarët e saj kujdesen që kjo vëmendje të mos largohet.

Këto ditë po përflitet ndarje mes Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott.

Pas shumë aludimeve të media ku herë shprehen se Kylie dhe tradhtuar Scott dhe herë thonë se ka qenë ai shkaku pasi nuk donte fëmijë të dytë si dhe e ka tradhtuar atë, më në fund ka ardhur një reagim nga 22-vjeçarja.

Ajo ka bërë dy postime në Twitter ku flet për marrëdhënien aktuale me Scott, e cila mesa ka përfunduar:

“Unë dhe Travis i kemi marrëdhëniet shumë të mira dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi. Shoqëria dhe vajza jonë është prioriteti ynë kryesor,”-shkruan Kylie.

Gjithashtu ajo u ndal edhe tek fotot paparaci që u publikuan ku thuhej se ajo ishte takuar me ish-partnerin Tyga. “Interneti i bën gjërat 100 herë më shumë dramatike nga ç’janë në të vërtetë. Nuk kishte asnjë takim në orën 2 të mëngjesit me Tyga-n. Më patë duke lënë dy mikeshat e mia në studion në të cilën ndodhej edhe ai,”-përfundon ajo

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here