Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj prej kohësh e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre, duke dalë hapur në publik.

Ata njihet si një nga çiftet më të dashura nga publiku, kjo edhe për shkak të daljeve të tyre të vazhdueshme së bashku nëpër rrjetet sociale, duke dëshmuar se po kalojnë një romancë të bukur.

Së fundmi këngëtarja Eni Koçi ka habitur, duke publikuar një fotografi në krahët e një djali tjetër, por që me gjasë është pjesë e ndonjë videoklipi muzikor.

E sikur për të shprehur xhelozinë, publikisht ka reaguar i dashuri i saj Genc Prelvukaj, i cili ka dërguar një koment asaj me disa “emoji”, duke shprehur habinë për këtë gjest.

Teksa Eni ia ka kthyer komentin duke i thënë “Love”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për ndonjë projekt muzikor me titull “Sekreti”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here