Emanuel Mensah ishte një nga lojtarët më të përfolur në merkaton verore në Shqipëri, teksa kërkohej me ngulm nga Tirana.

Sulmuesi ganez mbylli aventurën me Partizanin në fund të sezonit dhe ishte një lojtar i lirë. Nga kjo kërkonin të përfitonin bardheblutë e kryeqytetit, të cilët nisën kontaktet për ta afruar lojtarin në skuadrën e tyre, por nuk arritën një marrëveshje.

Megjithatë lojtari ka gjetur një skuadër të re ku do të vazhdojë karrierën e tij, teksa ditën e sotme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Në sezonin e ri, Mensah do të aktivizohet me klubin sllovak të Mikalovçe. Për lojtarin është një rikthim tek ky klub, pasi ka luajtur më parë edhe gjatë sezonit 2016-2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here