Gjatë ditës së djeshme në të gjitha mediat e huaja u publikua lajmi se personazhi i njohur Kylie Jenner dhe partneri i saj Travis Scott janë ndarë.

Por sipas tyre ndarja nuk është përfundimtare pasi çifti ka marrë një ‘pushim’ nga marrëdhënia e tyre. Mirëpo duket se gjithçka po merr një tjetër kthesë.

DailyMail ka publikuar disa foto të Jenner duke u drejtuar për tek studio e regjistrimit e ish të dashurit të saj Tyga. Pasi Kylie u shkëput nga mikeshat e saj Anastasia ‘Stassi’ Karanikolaou dhe Kelsey Calemine në West Hollywood në orën 2 të mëngjesit është fotografuar duke shkuar në Rolls Royce-n e saj drejt Sunset Marquis, ku ndodhej Tyga.

Sipas DailyMail përfaqësuesi i Kyliet nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me këto publikime. Kylie dhe reperi Travis Scott kanë së bashku një vajzë 1-vjeçare me emrin Stormi

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here