Për këngëtaren Miley Cyrus muajt e fundit nuk kanë qenë ndër më të mirët.

Në pak kohë ajo kaloi dy ndarje, të parën me ish-bashkëshortin e saj Liam Hemsworth pas vetëm 8 muajsh martese dhe më pas nga mikesha e saj Kaitlynn Carter pas një muaji lidhje.

Por duket se tashmë kjo periudhë për të ka kaluar dhe Cyrus i është rikthyer punës.

Diçka të tillë ajo e ka publikuar në Twitter përmes një foto ku ka shkruar:

“Përsëri në New York. Jam kaq e inspiruar tani”,-përfundon ajo.

Mbetet për t’u parë nëse materialet e reja muzikore që do të sjellë këngëtarja do të kenë në fokus historinë e saj personale të kohëve të fundit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here