Kur Singapori të thërret, është detyrë të përgjigjesh. Dhe nuk ka asnjë justifikim që ka vlerë, qoftë edhe nëse je një lojtar i Premier Ligës.

Kjo i ka ndodhur Ben Dejvisit, 18-vjeçarit të Fulhamit, që rrezikon 3 vite burg pasi nuk i është përgjigjur thirrjes nën armë të Singaporit, vendi i tij i lindjes. Në Singapor, me të mbushur 18 vjeç, është detyrim të kryesh 2 vite shërbim ushtarak dhe rrallëherë ndodh që autoritet ta shtyjnë ushtrinë për ndokënd.

Arsyetimi që i ka bërë Dejvis autoriteteve singaporiane nuk i kanë bindur këta të fundit, që kanë refuzuar kërkesën e futbollistit.

Sistemi në Singapor është shumë i ashpër dhe vetëm 3 atletë kanë mundur ta shtyjnë shërbimin ushtarak në 15 vitet e fundit, se për ta anuluar as që bëhet fjalë. Gjithsesi, lojtari ka vendosur të luajë për Tajlandën, pasi nëna e tij është tajlandeze, ndërsa i ati britanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here