Arjon Muça moderator i disa emisioneve televizive, i ftuar në eminsionin e mëngjesit ”Ditë e RE”, ka deklaruar se në Shqipëri, Televizionet nuk vlerësojnë punonjësit e tyre.(Nuk mund te themi qe s’jemi dakord 😉 )

“Nëse do të rikthehesha edhe njëherë, në kohë, e sigurt që nuk do ti isha futur botës së televizionit, kjo për arsye se nuk është në fazën e standarteve europian, nuk po flas për teknologjin dhe infrastrukturën, por për nga ana ekonomike”, është shprehur Muça.

Duke shtuar më tej se ata 2-4 veta prezantues që bëjnë sot television, janë të mirë paguar, dhe pjesa tjetër është vetëm një fasad mbushëse, e ekraneve dhe paguhen vetëm sa për të mbijetuar. “Nëse do më jepeshe mundësia për tu larguar nga Shqipëria, do e bëja që nga ky moment” u shpreh ai

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here