Sot mediat rozë po zienin nga lajmi se Kylie Jenner dhe Travis Scott i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Sipas raportimeve reperi nuk jeton më me Kylien, por shkon shpesh për të vizituar vajzën e tyre, Stormin. Gjithçka u konfimua kur në dasmën e çiftit Bieber, Kylie u shoqërua vetëm nga e bija.

Sipas “E! News” ndarja më e papritur e vitit nuk është përfundimtare. Dyshja po merr thjesht pak kohë për të qartësuar ndjenjat mes tyre.

Burime të tjera thonë se shkak për ndarjen u bënë zënkat e shpeshta.

“Ata ziheshin shumë. Ziheshin edhe për gjëra qesharake dhe Kylie ka qenë paksa skeptike kundrejt Travis-it. Ky i fundit ka qenë i stresuar për shkak të punës me projektet e reja.”, thotë burimi pranë çiftit.

Nga ana tjetër shumë njerëz mendojnë se e gjithë ndarja është thjesht një strategji marketingu. Dyshimet nisin duke marrë parasysh sa të dashuruar shfaqeshin ata në intervistën e fundit dhe setin fotografik për Playboy.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here