Ngjyra, diell, tapas, det, art. Nëse mbyllim sytë dhe mendojme për Barcelonën, këto janë elementet që do ju vijne në mendje. Barcelona është ajo që ne e quajme qytet i përsosur: ajo ka një klimë ideale, njerëzit janë të ngrohtë dhe, sigurisht që nuk mund të neglizhojme, pranine e plazhit dhe detit. Per ata që po planifikojnë të shpenzojnë vetëm një fundjavë, kemi 10 këshilla se çfarë të bëni dhe ku të shkoni dhe shpresojme se do të jenë të dobishme për ju!

1. Vizitoni nga brenda La Sagrada Familia . Duket e parëndësishme, por vetëm kur të hyni do të jeni në gjendje të kuptoni madhësinë e saj të pafund. Jam te sigurt qe do mbeteni pa frymë nga madheshtia saj dhe ne ju keshillojme te shkoni në një ditë me diell për të shijuar reflektimet e bukura te diellit nga dritaret.


La Sagrada Familia 😍 ❤

2. Ecni nëpër rrugët e Barrios Gótico. Përkufizuar si zemra e “Ciudad Vella”, qyteti i vjetër, këtu është një atmosferë unike me pallatet e saj gotike, katedralen e vjetër dhe dyqanet artizanale që vijnë në çdo cep. Mos ndiqni ndonjë hartë por ndaluni në një nga restorantet për të shijuar tapas të shijshëm!

Barrios Gótico

 

3. Shikoni nga afër Casa Milà. Eshte shpallur nga Unesco Trashëgimi Botërore e njerezimit, kjo ndërtesë është e habitshme për formën e saj, me skulptura të vërteta, ku nuk mund te mos magjepseni nga gjithe kjo mrekulli


Casa Mila

4. Shkoni në Güell Park. Një punë vërtet unike e këtij lloji. Një park i mrekullueshëm, mbreselenes, i gjallë, olot ngjyra, origjinal me kolonat e tij të zhdrejtë, plot mozaikë, salamandër në hyrjen e saj dhe sallë e mrekullueshme me 100 kolona. Doni një keshille? Hyni në Park nga pika më e lartë e tij: Pamja e qytetit është e mrekullueshme!


Park Güell

5. Merrni pjese ne spektaklin Font màgica de Montjuïc. Shfaqja plot ngjyra e ujit te shatervanit qe “kercejne” nen tingujt e muzikes eshte per te mos u humbur. Zhvillohet nga muaji prill ne shtator (te enjte dhe te premte) dhe ne tetor (te shtunen dhe te dielen) Mos e humbni per asnje arsye 🙂


Font màgica de Montjuïc

6. Nje vizite ne Boqueria. Ky treg, përveç të qenit më i famshmi në Barcelonë, është ndoshta me i famshmi ne te gjihe Spanjen. Ndaloni këtu për të shijuar shumë të specialiteteve gastonomike ose të pini një nga smoothies me fruta te fresketa. Nuk keni uri ? Atehere ndaloni vetëm për të bërë një udhëtim brenda, sepse të shkosh në Boqueria është një domosdoshmëri!


Boqueria

7. Gezoni Barceloneten. Kjo lagje bregdetare ka shume statuja te vecanta, eshte me shume se nje lungomare klasike, do tju duket me shume si nje muze ne qiell te hapur.
Roy Lichtenstein me statujen e quajtur “Barcelona Face” , karkaleci gjigand i Javier Mariscal ose La Pareja (cifti) nga Lautaro Díaz ju presin ti vizitoni !


Barceloneta

8. Lejojani vetes privilegjin te magjepseni para Casa Batlló. Gjithmonë një veper e Gaudit, e shpallur gjithashtu Trashëgimie Botërore nga UNESCO , Casa Batlló është një kënaqësi me vete . Hyrja në një vepër të Gaudit është gjithmonë një përvojë unike e këtij lloji, e pamundur për tu përshkruar: duhet ta jetosh atë.

Casa Batlló

9. Merrni Tramvajin blua në Tibidabo. Tibidabo Hill ofron pamje spektakolare mbi qytetin, por gjëja më e bukur për të bërë këtu është të marrësh tramvajin Blau,ne ngjyrën blu qe e karakterizon, më i vjetri në qytet. Mendoni qe eshte inauguruar në vitin 1901!


Tibidabo hill-Tram Blau

10. Ngjituni ne maje të Mirador de Colom. Pas ecjes në të gjithë Ramblën, do të vini disa hapa larg nga deti. Para se të zhyteni në klimën e Barcelonës, ndaluni në këmbët e kolonës që strehon statujën e Cristoforo Colombo në krye të saj. Brenda, ka një ashensor ku mund të ngjitesh në majë të monumentit. Panorama 360 ° e qytetit është e mahnitshme dhe do të jetë përfundimi i denjë i këtij udhëtimi për të zbuluar Barcelonën!


Mirador de Colom

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here