Dy vajza në Kinë janë shtruar në spital pas një ‘1,000 squat challenge’.

Ato kishin sfiduar njera tjetren dhe se cila do bente 1,000 squat do shpallej kampione. Dyshja vazhdoi garen per rreth 2-3 ore pa nderpreje, gje e cila ju solli pasoja te nesermen ne mengjes kur u zgjuan me dhimbje të këmbëve dhe urinë kafe.

Xiao tha për China Press: ‘Kjo është shumë e turpshme për tu thënë. Po bisedoja me shoqen në Guandong përmes internetit. ‘Ne të dyja nuk donim të humbnim dhe kështu vazhduam të përpiqeshim ta rrahnim njëra-tjetren.‘ Diçka nuk ishte në rregull në mëngjes. ‘Para së gjithash, këmba ime nuk ishte vetëm e lënduar, por unë nuk mund ta përkulja atë. Pastaj shkova në banjë dhe urina ime ishte kafe. ‘

Ajo u diagnostikua me rhabdomyolizë, një gjendje e rëndë e shkaktuar nga dëmtimi i muskujve skeletor.
Fijet e muskujve të vdekur – në këtë rast, për shkak të niveleve ekstreme të ushtrimit – lëshohen në rrjedhën e gjakut, e cila mund të çojë në dështim të veshkave ose madje edhe vdekje.

Edhe pse dëmtimi i veshkave mund të jetë fatale, Xiao arriti të marrë trajtimin menjëherë dhe u shtrua nga mjekët në një spital më të madh për t’u trajtuar në kujdesin intensiv.

Vetëm atëherë ajo telefonoi shoqen e saj dhe zbuloi që edhe ajo ishte shtruar në spital me të njëjtën gjendje.

Dr Bruce Cohen, një oficer mjekësor për FBI, i tha Live Science se arritja e kësaj gjendje përmes ushtrimeve ekstreme është e rrallë. Ai tha se squat-et nuk janë zakonisht të rrezikshme por vajzat kan ekaluar mbi kufijtë e tyre fizikë.

Ai këshilloi: ‘Dëgjoni trupin tuaj. “Mos u bëj budalla”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here