Për rreth 300 euro në natë mund të flini në shtëpinë e Bella Swan, protagonistja e interpretuar nga Kristen Stewart në sagën “Twilight”.

Shtëpia me qira në Airbnb është e përbërë nga pesë dhoma gjumi dhe është e vendosur në Saint Helens në Oregon. Vetëm filmi i pare eshte xhiruar këtu. Shtëpia do ti kënaqe te apasionuarit e historive të vampirëve adoleshentë, duke qenë në gjendje të qëndrojë në dhomën e Bellas, e cila ende ofrohet me mbulesën e purpurtë.

Pikerisht midis këtyre katër mureve vajza e kishte kuptuar që Edward Cullen (Robert Pattinson), shoku i tij i shkollës misterioz, ishte i pavdekshëm.

Pronarët kanë shtuar gjithashtu foto të personazheve në sagë. Shtëpia mund të merret me qira për rreth 330 dollarë për një natë, njëqind dollarë më shumë duhet të shtohen në fundjavë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here