Jetë e shkurtër por intense.

Mushkonjat jetojnë disa ditë, ose më së shumti disa muaj nëse gjejnë kushte të favorshme klimatike dhe mjedisore.

Por një gjë të përbashkët e kanë me ne: ata e urrejnë nxehtësinë e madhe dhe të ftohtin e madh, aq sa në vjeshtë dhe dimër, për të jetuar më gjatë, ata strehohen në ngrohtësinë e një shtëpie dhe presin atje për ditët e para të ngrohta të pranverës për të masakruar me pickime fatkeqet e shtëpive të tilla.

Le të themi se, përafërsisht, mushkonjat më të zakonshme (culex pipiens) jetojnë nga dy javë në katër -pesë muaj. Nëse ato janë në një mjedis shumë të nxehtë, ata jetojnë më pak; nëse janë në një mjedis të butë, ato jetojnë më gjatë.

Përse na pickojnë?
Ekskluzivisht për qëllime riprodhuese. Mushkonja femër ka nevojë për gjak për të zhvilluar gonadat e veta, që janë gjëndrat që prodhojnë vezë. Mendoni se disa mushkonja mund të thithin deri në 4 miligram gjak në ditë, më shumë se pesha e vet.

Dhe pse pickimi shkakton shqetësim?
Për shkak se mushkonjat femra, për të thithur më mirë gjakun, gjatë pickimit leshojne një substancë që shkakton acarim, kruajtje dhe ënjtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here