Jo më shumë se dy fëmijë për Princin Harry dhe Meghan Markle. Ky është qëllimi i çiftit mbretëror dhe arsyeja është ekologjike.

Per Vogue UK Princi Harry zbuloi: “Unë mendoj se falë njerëzve që kam takuar dhe vendeve që kam pasur fatin të vizitoj, gjithmonë e kam dashur natyrën dhe kam dashur gjithmonë ta ruaj atë, madje edhe para se të kisha një fëmijë ose të shpresoja të kisha … Maksimumi dy! – tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se e shikon planetin si një pellg “në të cilën ne jemi bretkosat dhe uji tashmë po vlon”.

Princi Harry në një shkëmbim pikëpamjesh me akademiken dhe ambientalisten Jane Goodall për një botim të veçantë të Vogue e cila i eshte besuar Meghan Markle ne rolin e redaktores, foli për angazhimin ekologjik: “Ne e kemi huazuar Planetin,si qenie inteligjente dhe te evoluara ashtu siç supozohet të jemi, ne duhet të jemi në gjendje të lëmë diçka më të mirë për brezat e ardhshëm “.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here