Electronic Arts ka zbuluar “yllin e kopertines” të edicionit Ultimate të FIFA 20, dhe është një nga ikonat e modalitetit FUT: Zinedine Zidane.

“Pas më shumë se dhjetë vjetësh, për Zinedine Zidane ka ardhur koha të rikthehet në FIFA dhe të bëhet një ICON FUT 20 së bashku me Andrea Pirlo, Didier Drogba, Ian Wright, Ronald Koeman dhe yjet e tjerë të historisë së futbollit të cilët do të jenë në gjendje të ndeshen në FIFA 20 “.

Zidane, i cili kurrë nuk ishte shfaqur në kopertinën e një loje në seri, bashkohet me Eden Hazard dhe Virgil Van Dijk, respektivisht atletë ne kopertinen e FIFA 20 Standard Edition dhe FIFA 20 Champions Edition.

FIFA 20 do të jetë në dispozicion nga 27 shtatori për PC, PlayStation 4, Xbox One dhe Nintendo Switch në edicionin standard, ndërsa edicionet e Champions dhe Ultimate do të arrijnë në 24 shtator.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here