“Një episod revoltues”, Kështu për Paris Match, Naomi Campbell ka treguar atë që ndodhi në një hotel, të paidentifikuar, në jug të Francës gjatë festivalit të fundit të Kanës. Supermodes dhe shoqes saj do t’i ishte mohuar mundësia e hyrjes në strukturë “për shkak të ngjyrës së lëkurës”.

“Unë kohët e fundit kam qënë në një qytet të vogël në jug të Francës, gjatë festivalit të Kanës, ku une dhe shoqja ime ishim ftuara për një event në një hotel që nuk dua ta emëroj.” Keshtu fillon rrefimi i Naomit me sfond rracist.

“Ata nuk na futën për shkak të ngjyrës së lëkurës sonë. Djali te dera tha se vendi ishte plot. Por nderkohe ai i linte njerëzit e tjerë të futeshin”, tha ajo.

Campbell perfitoi nga ky episod për t’i dërguar një mesazh gjeneratës së re të industrisë së modës: “Asnjëherë mos lejoni që dikush të nënvlerësojë vlerën tuaj. Ju gjithmonë duhet të jeni të fortë dhe të guximshëm në këtë punë dhe të rrethoheni nga familjare dhe një agjent i mirë”.

Por në lidhje me përparimin e bërë nga bota e modës në pranimin e diversitetit, ajo ka dyshime: “Unë dëshiroj të them se ka pasur … Unë jam përpjekur gjithmonë të jem optimiste për këtë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here