Pas ndarjes nga i fejuari i saj Cristian Carino, në shkurt të këtij viti duket se këngëtarja Lady Gaga ka nisur një histori të re dashurie.

Nuk bëhet fjalë për aktorin Bradley Cooper, për të cilin është aluduar gjatë gjithë kësaj kohe, por për inxhinierin e zërit Dan Horton.

Sipas “People” ata janë fotografuar duke u puthur gjatë një darke romantike. Gaga dhe Horton njihen që prej nëntorit të vitit 2018-të, por mesa duket këto kohë kanë vendosur të jenë në një lidhje.

Dan Horton është një personazh i njohur në Hollywood pasi ka bashkëpunuar me emra si Justin Timberlake, Camila Cabello, Taylor Swift etj.

Gjithashtu ai është një person që udhëton shpesh pasi jeton mes Los Angeles, Las Vegas dhe Nashville. Më herët ai ka pasur një lidhje 3-vjeçare, me aktoren Autumn Guzzardi, por nuk dihet përse i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here