Dita e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për çiftin Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Dy të dashuruarit kanë festuar ditëlindjen e parë të Ajkës, vajzës së tyre. Më të lumtur se kurrë, ata i prekën të gjithë me dedikimet e ndjera për vajzën, ndërsa në vazhdimësi të ditës zbuluan pak pamje nga festa gjigande dedikuar së voglës, por duke u kujdesur që imazhi i saj të mos publikohet.

Krahas urimeve përkatëse, Xhensila dhe Besi publikuan edhe foto të Ajkës nga momenti kur lindi, duke zbuluar si dukej e vogla një vit më parë. Megjithatë, publiku ishte shumë kurioz të dinte si duket ajo sot, 1 vit pasi erdhi në jetë.

Por pavarësisht përpjekjeve, gjatë festës imazhet e së voglës u publikuan nga të ftuarit dhe menjëherë kanë bërë xhiron e rrjetit. Video dhe foto nga momente të ndryshme teksa Besi dhe Xhensila kërcenin me vajzën ose gjatë momentit të prerjes së tortës tashmë janë shpërndarë kudo.

Edhe pse këto imazhe të Ajkës arritën të qarkullojnë, me siguri do të jenë të vetmet që do kemi nga ajo, pasi Xhensila dhe Besi janë të vendosur që ta mbajnë vajzën e tyre larg syve të publikut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here