Orinda Huta ka treguar shpesh se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën e saj më të madhe, Silvana.

Pavarësisht se e motra jeton me kilometra larg Shqipërisë, raportet e Orindës me të janë perfekte. Ditën e sotme Silvana feston ditëlindjen dhe ndaj nuk kishte si të mungonte një urim special nga ana e Orindës.

Moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të motrës dhe përkrah saj ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shpirti im! Jam e lumtur dhe e bekuar që të kam…të dua motra ime”.

Nga fotografia e publikuar kuptohet se dy motrat kanë një ngjashmëri shumë të madhe me njëra-tjetrën dhe e vetmja gjë që i dallon është ngjyra e flokëve.

Pavarësisht se Orinda ka publikuar edhe herë të tjera foto me të motrën, këtë herë e kemi të vështirë ta besojmë se ato nuk janë binjake. Kujtojmë se Orinda ka dhe një vëlla, por ajo është fëmija më i vogël në familjen Huta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here