Vetëm pak ditë më parë zëdhënësit e këngëtares Adele kanë publikuar lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj Simon Konecki janë ndarë pas 8 vitesh së bashku.

Në njoftimin e publikuar prej tyre thuhej se ajo dhe Simon janë ndarë, por do të vijojnë të kenë marrëdhënie të mira për rritjen e djalit të tyre 6-vjeçar.

Ndonëse ata i kanë kërkuar mediave që të respektojë privatësinë e tyre, sërish janë zbuluar arsyet se përse dyshja është ndarë. “E news” dhe ‘People” kanë bërë të ditur se arsyeja e divorcit ka qenë karriera e këngëtares, duke e krahasuar pak a shumë me ndarjen e Lady Gagës nga i fejuari Christian Carino.

“Ata kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një yll akoma më i madh. Pavarësisht se ai ishte dakord me të qëndruarit në ‘prapaskenë’, koncertet e vazhdueshme i larguan”,-kanë shkruar mediat e huaja.

Çifti nuk fajësoi njëri-tjetrin pas ndarjes, thjesht ranë dakord se lidhja kishte marrë fund

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here