Reperi kosovar Ledri Vula po përflitet prej kohësh për një lidhje romantike me një vajzë të quajtur Sara Hoxha.

Kjo e fundit, e cila nuk i përket botës së televizionit, kishte deri më tani një profil disi sekret në rrjetin social “Instagram”. Mirëpo, Sara duket se ka vendosur ta bëjë publike lidhjen me Ledrin, pasi llogarinë personale e ka bërë tashmë publike.

Nga një shikim i imtësishëm në të kuptohet se ajo ka udhëtuar në disa destinacione nga ku ka realizuar fotografi edhe reperi. Por jo vetëm kaq; komente dhe fjalë të bukura nëpër fotot e publikuara nga ajo shihen edhe nga shoqëria e njohur e Ledrit (Kida, Dhurata Dora apo Ariana Fejzullahu). Edhe Ledri nuk është treguar aspak i rezervuar me komentet e tij, ku mbizotërojnë emojit me zemra dhe lule.

Teksa këto prova virtuale vërtetojnë lidhjen midis Ledrit dhe Sarës, rikujtojmë se pak ditë më parë reperi kosovar shprehu publikisht dëshirën që ka për të krijuar një familje. Ndoshta Ledrin mund ta shohim si bashkëshort dhe prind më shpejt nga ç’e kishim menduar…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here