Është i pashmangshëm një takim mes agjentit te Coutinho dhe drejtuesve te Barcelones,për të folur mbi të ardhmen e fantazistit
brazilian që deri tani nuk ka bindur 100% drejtuesit dhe tifozët blaugrana.

Coutinho, i cili erdhi në janar 2018 nga Liverpool, ka një vlerësim që arrin deri në 100 milionë euro.
Për shërbimet e lojtarit,janë të interesuar dy ekipet e Manchester (United,City) por edhe PSG.

Ndërkohe klubi katalan duket se ka hequr dorë nga sulmuesi i Eintracht Frankfurt,Luka Jovic.Kjo për shkak te rikthimit të Ousmane Dembelé
në ndeshjen e të shtunës kunder Huesca i cili dukej i rekuperuar nga demtimi dhe do jetë një ndihmesë shumë e madhe në ktë fund sezoni për skuadrën e Barcelonës.
Barcelona nesër do te luajë ndeshjen e kthimit kundër Manchester United për 1/8 e Champions League.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here