Shumë nga filmat e njohur vizatimorë duket se po kthehen në vitin 2019 në prodhime kinematografike duke përmendur këtu “Aladinin” apo “Sirenën e vogël”.

Por mesa duket se tjetër përrallë e njohur do të realizohet si film dhe bëhet fjalë për “Hirushen”.

Por nëse deri dje jemi mësuar me versionin bjonde me sy bojëqielli të Hirushes, këtë herë duket se do të kemi të kundërtën.

Bëhet fjalë për aktoren Camila Cabello, brunen simpatike, e cila është përzgjedhur për këtë rol. Kujtojmë se Cabello është bërë e njohur si edhe si këngëtare me hitin “Havana”.

Ky prodhim i ri kinematografik do të vijë në regjinë e James Corden, ndërkohë që xhirimet pritet të nisin së shpejti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here